| Australia dhe Kroacia urojnė Kosovėn |
|
Në mesazhin e guvernatores Bryce, ndër të tjera thuhet: “Më rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, dua të përcjell tek Ju, Qeveria dhe populli i Kosovës, urimet e mia të ngrohta, së bashku me ato të popullit dhe të Qeverisë Australiane”. Është kënaqësi e madhe që Australia uron Kosovën në përvjetorin e saj të dytë si një shtet i pavarur. Siç jeni në dijeni, Australia ishte një nga vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës më 19 shkurt 2008 dhe ka vendosur zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike më 21 maj 2008. Mund të shpreh besimin tim se marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona do të vazhdojnë të avancohen në vitin e ardhshëm”, theksohet në urim. Ndërkaq, në urimin e presidentit Mesic thuhet: “Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës, unë, në emrin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kroacisë, do të doja t’ju përcillja Ju personalisht dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës urimet më të sinqerta”."Radio Rinia".
Pagat e punonjësve shëndetësorë janë ngritur rreth 40 %
Në një dëshmi para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës, ministri Gashi tha se në janar të vitit 2009 pagat e punonjësve shëndetësor janë ngritur 10 për qind, ndërsa në janar të vitit 2010 edhe për 30 për qind. Sipas kësaj rritje, paga e specialistit mjekësor në Kosovë është 390 euro, kurse paga e infermierëve është 237 euro. Ministri, ka thënë se kjo është një ngritja e pamjaftueshme, por një start i mirë për të ecur para. Gashi është paraqitur për dëshmi në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit, bashkë edhe me ministrin e Punës e Mirëqenies Sociale Nenad Rasic, ndërsa në diskutim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komisionit si dhe përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e QKUK-së."Radio Rinia".
Stubb: Një ditë dua ta shoh Kosovën në BE
Kryeministri Thaçi ka informuar ministrin finlandez për rrjedhën e zhvillimeve në Kosovë, si dhe për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe mbi bazë të sundimit të ligjit. “Perspektiva e gjithë rajonit është integrimi në NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se kjo është edhe prioritet numër një i institucioneve të Kosovës.
MPJ në pritje për njohjeve të reja
“Ekziston një koordinim jashtëzakonisht i fuqishëm edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, që numri i njohjeve të shtohet”, ka thënë Çitaku. Çitaku, ndonëse pohon se po shfrytëzohen të gjitha kanalet diplomatike për t’i bindur shtetet hezituese që ta njohin Kosovën, ajo nuk bën të ditur se me çfarë strategjie është duke lobuar Ministria e Punëve të Jashtme./Radio Rinia/.
Luksemburgu 8 milionë euro për dy qendra të kompetencës
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar të hënën për në Luksemburg, ku do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të Qeverisë së Luksemburgut, për themelimin e Qendrave të Kompetencës (ekselencës) në Ferizaj dhe Prizren. Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Luksemburgut do mbështesë themelimin e këtyre dy qendrave me një shumë mjetesh deri në 8 milionë euro, ndërsa Qeveria e Kosovës do të investojë 1.2 milion euro në këtë projekt, fond i cili do të jetë i shfrytëzueshëm gjatë vitit 2010. Projekti – siç thuhet në një komunikatë të MASHT-it, ka për qellim të kontribuojë në rritjen ekonomike përmes modernizimit të sistemit të edukimit në Kosovë. Ngritja e shtatë Qendrave të Kompetencës në të gjitha regjionet e Kosovës është një nga investimet më voluminoze në sistemin e arsimit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë./Radio Rinia/.
Leonora kopjon Madonnan
Një klip i punuar nga regjisori maqedonas Alexander, por nuk dimë se e kujt ishte ideja që Leonora të imitonte Mbretëreshën e muzikës pop, Madonna. Njëra nga skenat që bie në sy te videoklipi i Leonorës, i ngjan klipit të Madonnas, “Die Another Day”. /Radio Rinia/.
Adelina: Këngëtaret i kërkojnë regjisorit klipe si të miat
"Mos më kopjo mua", thotë ajo. Gjatë karrierës së gjatë ka eksperimentuar me dukjen e saj duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën. Me një këngë dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet përsëri për fansat e saj. Një kohë të gjatë këngëtarja është e mbyllur totalisht për mediat e shkruara. Këtë radhë Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumë kohësh në një intervistë për "Panorama plus". Kush u kujdes për pamjen? Unë i kisha skicuar të gjitha, veshjen, flokët, grimin e deri në detajet më të vogla. Inspirimi im në lëmin e bukurisë femërore mbetet Fadil Berisha dhe çdo foto e tij që e shikoj, më sjell pa fund ide. Disa veshje janë ide të z. Berisha, dhe ndjehem me fat që njoh atë njeri. Unë bëra vizatimet, grimeri i vendosi në fytyrën time./Radio Rinia/. |
| Main Menu | ||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
| Flash Lajme |
|---|
| Login Form |
|---|
| Visitorcounter |
|---|
|
77176Gjithsej 157Sot 201Dje 2.12Ų Pro Tag: |
| marketing |
|---|
|
|






Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës ka marrë mesazhe urimi nga guvernatorja e përgjithshme e Komonvelthit të Australisë, Quentin Bryce AC si dhe nga presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesic.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të mërkurën në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Alexander Stubb, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mesë të Finlandës dhe Kosovës dhe për zhvillimet politike në rajon.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se së shpejti priten njohje të reja të shtetit të ri. Zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se MPJ ka intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. 

"Mos më kopjo mua", thotë ajo. Gjatë karrierës së gjatë ka eksperimentuar me dukjen e saj duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën. Me një këngë dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet përsëri për fansat e saj. Një kohë të gjatë këngëtarja është e mbyllur totalisht për mediat e shkruara. Këtë radhë Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumë kohësh në një intervistë për "Panorama plus".


