Home Sports ​Wengeri nderohet nga ish-lojtari i tij, tani president i Liberisë

​Wengeri nderohet nga ish-lojtari i tij, tani president i Liberisë

202
0
SHARE

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka shkuar ta vizitojë Liberinë, ku edhe do të nderohet me çmimin më të lartë të vendit ish-lojtari i tij dhe presidenti i vendit, George Weah.

Në vitin 1988, Weah u transferua në Monaco, klub ky që atëherë ishte nën menaxhimin e Arsene Wenger. Ky transferim e ngriti famën e Weah në futboll dhe ai u bë afrikanë i parë dhe i vetëm që e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të vitit, në vitin 1995, përcjell Radio RINIA.

Pasi u pensionua nga futbolli në vitin 2003, Weah u fut në politike dhe u tregua i suksesshëm në kandidimin për president të Liberisë, duke i fituar zgjedhjet në janar.

Mbrëmjen e së mërkurës, Wengeri, i cili e përfundoi karrierën e tij 22-vjeçare në Arsenal në fund të sezonit të kaluar, arriti në aeroportin Roberts International.

Francezi do të nderohet me çmimin më të lartë të Liberisë për shkak të kontributit që ka dhënë për zhvillimin e sportit të futbollit në kontinentin e Afrikës. /Radio RINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here