Home Ekonomi 10 vite nga fillimi i krizës financiare botërore

10 vite nga fillimi i krizës financiare botërore

366
0
SHARE

Këto ditë është përvjetori i kolapsit të bankës amerikane Lehman Brothers dhe nisja e krizës financiare botërore, ku dështimi i shumë bankave solli recesionin më të madh botëror në një gjeneratë dhe një dekadë të rritjes së ngadaltë ekonomike.

Përpara se të falimentonte, Lehman Brothers ishte përfshirë në tregtimin e produkteve komplekse derivate të njohura si CDO, të përbëra nga kredi hipotekore nga huamarrës me profil të ulët të kreditit. Pasi njerëzit nuk kishin më mundësi të paguanin për shtëpitë e tyre, këto letra me vlerë që kishin vlerësim të lartë, u kthyen në mbeturinë gjë që tronditi bilancet e bankave të Wall Street.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se sistemi financiar aktual nuk ka krijuar ende imunitet ndaj një ngjarje të tillë, por që nëse ndodh, nuk do të ketë të njëjtën formë.

“Tkurrja e tepërt monetare mund të shkaktojë vlerësime të mëdha të valutave. Shkaku tjetër për shqetësim momentalisht është frenimi i rritjes ekonomike botërore nga tarifat tregtare”, paralajmëroi Lagarde. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here