Home LAJME 104 milionë dollarë zhduken në Liberi, në listën e të ndaluarve edhe...

104 milionë dollarë zhduken në Liberi, në listën e të ndaluarve edhe djali i ish-presidentit

217
0
SHARE

Liberia ka nisur për zhdukjen e kartëmonedhave të reja me vlerë 16 miliard dollarë liberian (104 milionë dollarë amerikanë) të destinuara për bankën qendrore.

Në një deklaratë të publikuar nga ministria e informacionit thuhet se qeveria ka ndaluar largimin e 15 personave nga vendi, ndërkohë që kërkimet për kartmonedhat e zhdukura vazhdojnë.

Mes emrave në listën e personave të ndaluar janë edhe djali i ish-presidentit Ellen Johnson Sirleaf, Charles Sirleaf dhe ish guvernatori i bankës qendrore Milton Weeks.

Bëhet e ditur sipas mediave lokale, përcjell oranews.tv, se paratë ishin dërguar me një kontejner në kryeqytet, Monrovia, pasi u shtypën në Liban dhe Suedi gjatë periudhës nëntor 2017 – prill 2018.

Për momentin nuk ka asnjë të dhënë se si u zhdukën paratë./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here