12 gjërat që nuk lejohen në Lojërat Olimpike
Në fakt, është hartuar një lloj liste me objektet që nuk mund të merren me vete, të cilat janë renditur si më poshtë:
1. OBJEKTET QË LIDHEN ME POLITIKËN
Organizatorët do të kontrollojnë veshjen për të evituar që të transmetohen mesazhe politike.
2. MARKETING
Një kontroll i rreptë do të bëhet edhe për të evituar çfarëdolloj forme marketingu. Vajzat e Bavarisë që u shfaqën në Botërorin e 2010-ës do të jenë vetëm një kujtim.
3. KAPELET E MËDHA
Nuk do të lejohen kapele të mëdha që mund të pengojnë pamjen e spektatorëve të tjerë, apo që të tërheqin shumë vëmendjen. Kapelja e përdorur nga princesha Beatriçe e Jorkut nuk ishte shumë e përshtatshme…
4. INSTRUMENTE TË ZHURMSHME
Kanë qenë e veçanta e Botërorit të Afrikës së Jugut, por në Londër nuk do të tolerohen: pra për Lojërat Olimpike vuvuzelat nuk mund të përdoren. Madje as sirena, bilbilë, bori dhe daulle.
5. ÇADRAT
Dihet, moti në Londër është shumë e ndryshueshme, por nuk do të jetë e mundur që të mbahen çadra shiu që janë shumë të mëdha, të cilat personali i kontrollit do t’i cilësojë si objekte të rrezikshme.
6. FLAMUJ TË MËDHENJ
Sportdashësit mund të mbështillen me flamurin që duan, por duhet të bëjnë kujdes për madhësinë e tij, sepse nuk mund të jetë më shumë se 1×2 metra.
7. FLAMUJ TË SHTETEVE JOPJESËMARRËSE
Nuk duhet të jetë një problem shumë i madh, duke qenë se janë vetëm 3: Sudani i Jugut, Vatikani dhe Kosova.
8. PAJISJE SPORTIVE
Nuk është e mundur që të marrësh me vete pajisje rreth stadiumeve apo Fshatit Olimpik. Prandaj, të gjithë të apasionuarit mund t’i harrojnë autografet nëpër topa futbolli, raketa tenisi apo objekte të tjera.
9. ALKOOL
Duket diçka e çuditshme, por nuk është e mundur që të merren me vete shishe të asnjë lloji. Nëse personat që do të ndjekin Lojërat do kërkojnë të pinë një birrë, duhet ta blejnë nga shitësit.
10. EKUIPAZH I APARATEVE FOTOGRAFIKE
As Bono Voks i të famshmit “U2″ nuk mund të arrijë të futet në një stadium me një aparat të tillë fotografik, pa qenë i akredituar si media.
11. MASA TË MËDHA USHQIMI
Mund të merren me vete miniftohës (25 litra), që mund të mbajnë një listë të kufizuar asortimentesh. Në rast se sportdashësit i merr papritur uria, është gjithnjë e mundur që t’i drejtohen “McDonald’s”.
12. SHISHET E UJIT
Çdo shishe që mbajnë lëngje ose gaz më të mëdha se 100 ml do të konfiskohet. Pra, do të jetë e pamundur që të merren me vete shishe me ujë, xhel për flokët ose krem plazhi.










