Home LAJME 12 vrasje në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, rreth 250...

12 vrasje në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, rreth 250 mijë armë pa leje në duar të qytetarëve

313
0
SHARE

Incidentet me armë zjarri, që kanë ndodhur kohëve të fundit, kanë bërë që disa raste të përfundojnë me fatalitet.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019 janë evidentuar 12 vrasje.

“Duke ju referuar të dhënave në Policinë e Kosovës për rastet nga Neni 178 ‘Vrasje’ në përgjithësi kemi këto të dhëna: në vitin 2018 janë evidentuar gjithsej 32 raste të vrasjeve. Ndërsa në vitin 2019, për gjashtë mujorin e parë janë evidentuar gjithsej 12 vrasje”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Telegrafin.

Arsyet që çojnë deri tek këto vrasje janë nga më të ndryshmet, mirëpo edhe numri i armëve ilegale po konsiderohet si shkaktar i këtyre vrasjeve.

Policia e Kosovës ka thënë se në tetë mujorin e parë të këtij viti ka konfiskuar 996 armë të llojeve të ndryshme.

“Në vitin 2018 policia ka konfiskuar 1,473 armë të llojeve të ndryshme dhe 23,941 municion i kalibrave të ndryshme, kurse gjatë këtij tetë mujori (janar-gusht), policia ka konfiskuara 996 armë të llojeve të ndryshme dhe 11192 copë municion”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas Policisë të gjitha rastet e armëmbajtjeve pa leje trajtohen në konsultim me prokurorinë, ndërsa adresohen tek organet e drejtësisë për vendime të mëtejme.

Ndërsa, Rroksana Qarri, drejtore e zyrës për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë për Telegrafin se në bazë të statistikave, në Kosovë gjinden rreth 250,000 armë ilegale në posedim të qytetarëve. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here