Me 17 qershor të festojmë Lidhjën Shqiptare të Prizrenit
Falemderojmë të gjithë anëtarët e Shoqërisë dhe simpatizantët e saj që gjetën kohën dhe forcën në këto kohe pune jashtëzakonisht të ngarkuara që të vijnë në mbështetje të Ansamblit “Gëzuar” dhe konsullatës së Kosovës që merrte pjesë për herë të parë në evenëmentin e bashkorganizuar me Bashkësinë e Lionit (Lyon) “Les fêtes consulaires de Lyon”.
Gjatë drekës së organizuar në “Pizza Pino” nga Ambasada e Kosovës Kryetari i Shoqërisë përgëzoj Ambasadorin e Kosovës Z.Muhamedin Kullashi dhe Konsujtë Kadri Dakaj dhe Mustaf Avdiun për organizimin e ardhjës së këtij grupi folklorik vendor nga qyteti i Gjenevës duke përgëzuar njëherazi edhe udhëheqësit e grupit për nivelin e arritur, bukurinë e koregrafive dhe këngëve të mirëfillta shqiptare.
Duke qenë shumë të ngarkuar me punimët shkencore dhe takimët në kuadër të festave konsullore Shoqëria “Bashkimi Shqiptar” gjeti megjithatë kohën që të ofrojë mbështetje Ambasadave shqiptare për mikpritjën e dashamirësve shqiptar dhe të huaj. Një meritë e veçantë në këtë rast i takon grupit të rinisë i cili tërë ditën e kaloj duke ndihmuar në pritje dhe shpjegime vizitorëve.
Të ngarkuar me shumë punë, të kënaqur nga shumë takime ndër të cilat na gëzojë edhe vizita e Z. Faruk Osmanit, vendosëm të bëjm atë që ishte e mundur që dita të kaloje sa më bukur dhe vendi të përfaqësohej sa më denjshëm. Përgëzojmë edhe njëher rininë për mundin e dhënë, konsullatat shqiptare dhe të gjithë kontribuesit vullnetar për këtë përfaqësim.
Duke qenë shumë të ngarkuar dhe duke parë papërshtatshmërinë për të organizuar ceremonin e dekorimit të kampionëve të turnirit Lidhja e Prizrenit në kuadër të festave konsullore, Drejtoria e sportëve në pajtim edhe me konsullatat ka vendosur që të shtyjë dekorimin me datën 17 qershor që të festojmë Lidhjën Shqiptare të Prizrenit njëherazi me përmbylljën e vitit shkollor në Shkollën Shqipe “Fan Noli”. Gjuha Shqipe qe dhe mbetët simboli më i fortë i Shqiptarizmit por edhe beteja më e madhe e figurave të “Lidhjës Shqiptare të Prizrenit”.
Së shpejti do t’ju informojmë edhe për këtë ngjarje të rëndësishme të fund vitit në nderim të Lidhjës së Prizrenit dhe Shkollës Shqipe, institucioni dhe përfaqësia më e rëndësishme e Kombit Shqiptar. Ju drejtojmë nderimët më të larta Shoqëria Bashkimi Shqiptar /RadioRINIA/









