Home LAJME Trump: “Unë jam për Nobel, por nuk ma japin”

Trump: “Unë jam për Nobel, por nuk ma japin”

269
0
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tregoi se e ka një ‘inat’ me komitetin e Nobelit. Duke folur për gazetarët përpara një takimi bilateral me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, Trump u shpreh se e meriton çmimin prestigjioz për një sere çështjesh, por nuk e ka fituar, pasi nuk është ndarë në mënyrë të drejtë.

”Unë mendoj se do të merrja një çmim Nobel për shumë gjëra, nëse ata do ta jepnin atë me të drejtë, gjë që ata nuk e bëjnë”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan ishte duke diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin e ndarë të Kashmirit, të cilin e kërkojnë si India, ashtu edhe Pakistani që kur fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në 1947. Komenti i Trumpit erdhi pas pohimit të një gazetari se nëse do të arrinte të zgjidhje një ngërç të tillë shumevjeçar si ky, do të meritonte një Nobel. Paraardhësi i Trumpi, ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e pat  fituar çmimin Nobel, por Trump tha se Obama e mori këtë vlerësim aq herët në presidencën e tij sa “nuk e kishte idenë pse ia dhanë”. “Kjo ishte e vetmja gjë për të cilën u pajtova me të”, – u shpreh presidenti republikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here