Home Sports Agjenti i El Shaarawyt tregon për të ardhmen e klientit të tij

Agjenti i El Shaarawyt tregon për të ardhmen e klientit të tij

1002
0
SHARE

Stephan El Shaarawy nuk do të largohet nga Roma dhe mundësitë për një largim drejt Torinos janë “të barabarta me zero”, ka thënë agjenti i sulmuesit, Manuel El Shaarawy, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i tij.

Përveç një transferimi të mundshëm drejt Torinos, Manuel El Shaarawy ka mohuar spekulimet edhe për kalimin e 25-vjeçarit në ekipe të tjera, si Granata dhe Florence, përcjell Gazeta Gjilani.

“Ai është i lumtur dhe është mirë në Romë. Është i fokusuar në fillimin e sezonit dhe nuk është duke menduar për asgjë tjetër përveç sezonit të ardhshëm me romakët”, ka thënë ai.

“Unë mund të ju siguroj se ai do të qëndrojë në Romë. Mundësitë që ai të shkojë në Torino janë të barabarta me zero”. /Gazeta Gjilani/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here