Home LAJME Aksident i rëndë në Budrikë, policia jep detaje rreth ngjarjes

Aksident i rëndë në Budrikë, policia jep detaje rreth ngjarjes

286
0
SHARE

Me datën 04.10.2019 rreth orës 22:40 ne rrugën e Ferizajit saktësisht ne fshatin Budrigë e Epërme policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur një aksident rrugor me lëndime të renda, ku te përfshira kanë qenë dy vetura: Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur drejtuesi i Veturës BMË me targa 06 shqiptar shtetas i Kosovës, dyshohet se duke mos e përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës e humbë kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kundër ku në anën e djathtë përplasët në veturën Seat-Leon me targa BU, drejtuar nga vozitësi shqiptar, shtetas i Serbisë, veturë e cila në atë moment lëvizte në drejtim të kundërt Ferizaj-Gjilan.

Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore me pasoja fatale pësojnë dy pasagjeret e veturës BMË, shqiptar shtetas të Kosovës, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e dy veturave.

Pas ndihmës në QE-Gjilan transferohen në QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori i shtetit, ku i njëjti ka urdhëruar që personat që kanë humbur jetën të dërgohen për obduksion IML-Prishtinë.

Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq njësitet e trafikut rajonal njoftoj Ismet Hashani. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here