Home LAJME Aksident i rëndë në fshatin Livoç i ulët në Gjilan



Aksident i rëndë në fshatin Livoç i ulët në Gjilan



1765
0
SHARE

Mbrëmë rreth orës 23:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Livoç të ulët më saktësisht në rrugën në të cilën vazhdojn punimet për zgjërimin e asaj rruge me katër korsi.

Në ketë aksident ka mbetur i lënduar një person po nuk dihet gjendja e tij, si pasojë e këtij aksidenti ka ardh pasi në rrugë janë vendosur disa gurë dhe personi i cili është përplasur me to nuk i ka vërejtur, në atë rrugë ku po vazhdojn punimet mungojn shenjat e sinjalizimit dhe ndriçimi i cili paralajmron qytetarët se në atë rrugë ka punime.

Banorët e asaj ane janë të shqetësuar pasi thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodhë kësi lloj aksidenti, gjdo mbrëmje ka aksidente të ndryshme, nga këto punime në rrugë shpesh herë ndodhë të ketë edhe dëme material në vetura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here