Home LAJME Aksident ndërmjet një veture dhe një autobusi në Prishtinë, një 27 vjeçar...

Aksident ndërmjet një veture dhe një autobusi në Prishtinë, një 27 vjeçar ndërron jetë në QKUK

246
0
SHARE

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf ” dhe një autobus i tipit Mercedes.

“Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orë 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën: R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, (drejtuesi i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit policor, lidhur me këtë aksident, drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here