Home LAJME AP: Nëse Serbia tenton të hyjë në Kosovë, do të përballet ...

AP: Nëse Serbia tenton të hyjë në Kosovë, do të përballet me SHBA-të

85
0
SHARE

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP) ka bërë një shkrim të gjerë rreth planit për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në këtë shkrim ajo ka paraparë se çfarë do të mund të ndodhë po nisi konflikti ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Afrimi i datës së formimit të Ushtrisë së Kosovës e ka hidhëruar shumë Serbinë sa që ajo ka përmendur edhe ndërhyrjen e ushtarake”, shkruan AP duke përkujtuar deklaratën kërcënuese të kryeministres Ana Bërnabiq të cilën agjencia e quan të kotë.

Për agjencinë është shumë e pabesueshme që Serbia të ndërmarrë aksion ushtarak.

“Ky do të nxiste konfrontimin e drejtpërdrejtë me 4600 ushtarë të NATO–s përfshirë edhe ushtarët amerikanë të vendosur në Kosovë që nga vitit 1999 si dhe sanksione e izolim të Serbisë nga Perëndimi”, thotë agjencia.

Sipas agjencisë, pa marrë parasysh praninë e NATO-s në Kosovë, Serbia ka ushtri shumë më të fuqishme – rreth 30 mijë ushtarë profesionistë në krahasim me 5 mijë ushtarët e Kosovës.

“Rusia kohë më parë e ka armatosur Serbinë me avionë lufte e tanke. Megjithëkëtë, bombardimi i vitit 1999, Serbisë ia ka shkatërruar kapacitetet ushtarake të cilat në krahasim me ato të Aleancës nuk bëjnë ndonjë gjë”, thotë agjencia.

Në këtë shkrim agjencia rast përmend edhe dy faktorë, atë rus e amerikan.

“Por, është pak e besueshme se Moska do t’i bashkohet Serbisë në çfarëdo aksioni ushtarak kundër NATO-s bë Kosovë. Aq më tepër, pasi që Rusia nuk ka qasje reale në Serbi e Kosovë të cilat praktikisht janë të rrethuara me shtete anëtare të NATO-s”, thekson AP.

“SHBA- ja ka rreth 600 ushtarë në Kosovë dhe çfarëdo sulmi serb do të haste me përgjigje të ashpër”, shkruan ndër të tjera AP.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here