Home Magazina Ardian Bujupi reagon përmes imazheve ndaj fanses që u mundua ta komprometoi

Ardian Bujupi reagon përmes imazheve ndaj fanses që u mundua ta komprometoi

424
0
SHARE

Ditë më parë u publikuan disa imazhe dhe video komprometuese në llogari të Ardia Bujupit.

Ky i fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve rozë teksa një fanse kishte publikuar imazhe duke pretenduar se kishte fjetur me këngëtarin shqiptar.

Ajo shihej fillimisht në shtrat me hitbërësin “Çika, Çika”, më pas largohej për ta filmuar artistin teksa po flinte.

Duke u larguar nga dhoma, fansja shkruante se “ishalla dalin binjakë”, duke aluduar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me zeshkanin.

Kjo ka bërë që nisin spekulimet dhe thashethemet, por të cilave u ka dhënë fund pas reagimit të vetë protagonistit.

Në fakt, ai ka publikuar një foto të dy binjakëve në llogarinë personale në Instagram, pa lënë asnjë koment, e cila gjë ka shkaktuar komente tallëse në dëm të falses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here