Dy persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës dhe një është në kërkim.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa një person është arrestuar sepse i janë gjetur armë dhe municion.
KTV merr vesh se njëri nga të arrestuarit ështe Rade Basara dhe personi tjetër në kërkim është Zhelko Bojiq.
Zëdhënësi i PK-së Baki Kelani ka konfirmuar se Rade Basara është zyrtar policor dhe gjithashtu personi që është në kërkim, Zhelko Bojiq është gjithashtu zyrtar policor.
Në aksionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit kanë marrë pjesë rreth 100 policë e forca të mëdha policore kanë qenë të stacionuar në veri.
Zeljko Bojic është shef i operatives në PK për Mitrovicë. Rade Basara është hetues.