Home LAJME Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Gjilan, në Kamenicë prangoset i...

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Gjilan, në Kamenicë prangoset i dyshuari për grabitje

52
0
SHARE

 Në dy raste të ndara në Gjilan dhe Kamenicë policia ka arritur të arrestojë të dyshuarit për tentim vrasje dhe për grabitje.

Në rastin e parë në raportin shtesë të policisë thuhet se në Gjilan për rastin e ndodhur më 07.09.2019 është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull shqiptar dhe nga ai është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në rastin e dytë të grabitjes në Kamenicë, njësia policore ka arritur të identifikojë të dyshuarin mashkull shqiptar dhe nga ai të konfiskojnë veturën e grabitur nga viktima mashkull shqiptar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt ka njoftuar policia e Kosovës./RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here