Home Sports Arsenali rivalizon Manchesterin për francezin Dembele

Arsenali rivalizon Manchesterin për francezin Dembele

261
0
SHARE

Moussa Dembele duket se karrierën do ta vazhdoj në Ligën Premier.

Sulmuesi francez prej kohësh po kërkohet nga Manchester United që ende nuk ka arritur ta bind Lyonin me ofertat e tyre.

Por së fundmi garës për të i është bashkangjitur edhe gjiganti tjetër anglez Arsenal.

Topçinjtë janë duke synuar afrimin e Dembeles gjatë afatit kalimtar të dimrit për ta përforcuar repartin ofensivë.

Moussa Dembele.
(Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mediat angleze kanë raportuar se skuadra e Unai Emeryt është gati të ofroj rreth 60 milionë euro për francezin.

23-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën Lyonit këtë edicion, derisa ka shënuar gjashtë gola në nëntë takimet e para.

Për Dembelen do të ishte një rikthim në Angli, pasi më parë ka luajtur me Fulhamin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here