Home LAJME Bahtiri paralajmëron peticion të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës

Bahtiri paralajmëron peticion të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës

334
0
SHARE

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka paralajmëruar sot peticion të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës.

Bahtiri në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve njoftoi ekzekutivin se vendimi i marrë unanimisht nga Kuvendi Komunal më 30.11.2018 me të cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit Nr./ L-041 për kufijtë administrativ të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës ku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitime.

Kryetari i Mitrovicës tha se me pëlqimin e drejtorëve komunal do të iniciojnë edhe një peticion i cili do të përmbaj nënshkrime të qytetarëve nga e gjitha Kosova me qëllimin e vetëm që qyteti i Mitrovicës të jetë i bashkuar.

“Nuk do të ketë organ që do të ndalë iniciativën dhe vullnetin e mirë të qytetarëve për bashkim të qytetit dhe që kjo kërkesë të delegohet tek organet kompetente të thirrura për miratimin e ligjeve të Kosovës. Andaj nëse kjo kërkesë pengohet jo ligjërisht atëherë do të ju drejtohemi qytetarëve për realizimin e një peticioni i cili do të ketë me qindra e mijëra nënshkrime”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here