Home Ekonomi Banka Qendrore Evropiane: Nuk ka plane për kriptovalutat

Banka Qendrore Evropiane: Nuk ka plane për kriptovalutat

520
0
SHARE

Duke iu drejtuar një pyetje nga eurodeputetja Jonás Fernández, Draghi tha se “zhvillimi i konsiderueshëm” do të jetë ende i nevojshëm në teknologjinë themelore pas kriptovalutave përpara se BQE të merrte në konsideratë përdorimin e tyre.

“BQE dhe Eurosistemi aktualisht nuk kanë plane për të emetuar një kriptovalutë të Bankës Qendrore. Megjithatë, ne po analizojmë me kujdes pasojat e mundshme të lëshimit të një monedhe të tillë si një shtesë për paranë e gatshme”, tha Draghi.

Duke shpjeguar pse nuk kishte plane në BQE, Draghi tërhoqi vëmendjen tek këta faktorë të njëjtë.

“…Teknologjitë që potencialisht mund të përdoren për të lëshuar një kriptovalutë të Bankës Qendrore… ende nuk janë testuar plotësisht dhe kërkojnë zhvillim të mëtejshëm para se të mund të përdoren në një kontekst të Bankës Qendrore”, tha ai për Fernández.

Ai shtoi se “për sa i përket Bankës Qendrore që administron llogaritë individuale për ekonomitë familjare dhe kompanitë, kjo do të nënkuptonte që Banka Qendrore do të hynte në konkurrencë për depozitat me pakicë në sektorin bankar dhe do të çonte në kosto operacionale dhe rreziqe potencialisht të konsiderueshme”.

Draghi vazhdon qëndrimin e kujdesshëm që blloku 28-anëtarësh i Bashkimit Evropian ka mbajtur tradicionalisht për kriptovalutat të lëshuar nga banka, në dallim nga lëvizjet nga vende të tilla si Rusia dhe Kina. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here