Home LAJME Bashkohen dy Qeveritë Shqiptare!

Bashkohen dy Qeveritë Shqiptare!

413
0
SHARE
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Peja është pikëtakimi i mbledhjes së dy qeverive që në total është e pesta mes tyre.

Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:15, në mesditë do të nënshkruhen marrëveshjet e arritura kurse pas gjysmë ore do të ketë një konferencë të përbashkët të të dy palëve.

Ngjarja përfundon në orën 13:00 me fotografinë e përbashkët të të dy kabineteve.

E si pjesë e programit është edhe shfaqja e trashëgimisë së dy shteteve.
Andaj, në qendër të Pejës po ndërtohen në miniaturë disa nga objektet më të njohura të dy vendeve. E pejanët po e pëlqejnë një gjë të tillë.

Që është nder i madh prania e burrështetasve në qytetin e Pejës e thonë edhe qytetarët.

Takimi dyditor ndërmjet qeverive Haradinaj e Rama do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 120 mijë euro.

Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here