Home LAJME BE-ja jep detaje për darkën e Mogherinit me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor

BE-ja jep detaje për darkën e Mogherinit me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor

258
0
SHARE

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor të martën në Bruksel gjatë një darke pune.

Sipas komunikatës së BE-së, të lëshuar pas takimit, thuhet se Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor kanë shkëmbyet qëndrimet e tyre për marrëdhëniet mes BE-së dhe vendeve të tyre si dhe për zhvillimet në rajon.

“Ata shfaqën zhgënjimin rreth vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë si dhe u pajtuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit vazhdon të jetë objektivi kryesor strategjik, si interes i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i rajonit”, thuhet në komunikatë.

Në këtë kontekst, Mogherini dhe liderët e Ballkanit diskutuan atë që është bërë bashkërisht dhe është arritur gjatë pesë vjetëve të fundit. Ata po ashtu reflektuan ndaj sfidave të përbashkëta që i presin.

“Partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan edhe njëherë përkushtimin e tyre të fortë ndaj perspektivës së BE-së, për reformat që ajo sjell, para së gjithash për përfitimin e qytetarëve të tyre, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here