Home LAJME Bëhet prezantimi për strategjinë për armë të vogla dhe të lehta

Bëhet prezantimi për strategjinë për armë të vogla dhe të lehta

221
0
SHARE

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të bëhet prezantimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Armët e vogla dhe të lehta (AVL), për zbatimin e udhërrëfyesit, duke përfshirë prioritetet kryesore.

Në këtë konferencë do të flasë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, njëherit Koordinator Nacional për AVL, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë dhe Ambasadës së Francës në Kosovë.

Qëllimi kryesor i këtij takimi është që të rishikohet statusi i zbatimit të udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe të municioneve në Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar deri në vitin 2024, si pjesë e nismës franko-gjermane dhe planin e miratuar në Kosovë. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here