Home Sports Bellerin reagon ndaj fyerjeve për Ozilin

Bellerin reagon ndaj fyerjeve për Ozilin

530
0
SHARE

Hector Bellerin i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të tij të Arsenalit, Mesut Ozil, pasi ky i fundit është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Ozil, në një letër që e publikoi në llogarinë e tij në twitter, tha se po pensionohet sepse nuk mund ta durojë më racizmin dhe mosrespektin me të cilin është përballur në Gjermani pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin maj.

“E pabesueshme se si dikush që ka bërë kaq shumë për vendin e tij, brenda fushës dhe jashtë saj, është trajtuar me kaq mosrespekt. Të lumtë Mesut Ozil që ke ngritur zërin ndaj këtyre sjelljeve!” ka shkruar Bellerin në llogarinë e tij në twitter. /Gazeta Gjilani/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here