Home Sports Berlini do të ndahet sërish kur Unioni e pret Herthan

Berlini do të ndahet sërish kur Unioni e pret Herthan

44
0
SHARE

Tridhjetë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, derbi i parë i Bundesligës ndërmjet dy klubeve më të mëdha të kryeqytetit gjerman po e ndan sërish atë.

Skuadra e ngritur në elitë, Union Berlini e pret Herthan e Berlinit në pjesën lindore, në Koepenick të shtunën, një javë pasi që qyteti ka shënuar tri dekada qëkur muri nisi të thyhej nga berlino-lindorët që shkonin në drejtim të pjesës perëndimore.

Hertha, me seli në perëndim të qytetit, fillimisht donte që derbi të mbahej në përvjetorin e rënies së murit më 9 nëntor, por Unioni rezistoi, duke thënë: “Nuk duam të luajmë futboll në atë ditë historike”.

Në kampin e kaltër, Hertha ka pozicionuar veten si klub i gjithë qytetit – përfshirë Koepenickun – duke adoptuar sloganin: “E ardhmja i takon Berlinit” dhe duke vendosur billborde nëpër qytet me shkrime: “Muri i Berlinit është kur qyteti qëndron fuqishëm së bashku”. Tifozët mund të blejnë fanella të 30- vjetorit të rënies së Murit të Berlinit me maskotën e ariut Herthinho, për të shënuar rastin.

Unioni, që po luan stinorin e parë në Bundesligë, ka qenë më i qetë, duke u koncentruar më tepër në bazën e vet të tifozëve në lindje të qytetit. Por, klubi ka sjellë një seri të gjësendeve vetëm për derbi me sloganin: “Berlini vishet kuq”.

Ndërkohë, tifozët rivalë kanë nisur të bëjnë beteja me grafitë nëpër mure të qytetit.
Unioni është përgatitur për ndeshjen e së shtunës me fitoren 3:1 ndaj Freiburgut të martën në Kupën e Gjermanisë, ndërkohë Hertha ka një ditë më pak për t’u përgatitur, pas fitores pas ekzekutimit të penalltive ndaj Dynamo Dresdenit të mërkurën mbrëma.
“Ndoshta është avantazh për ta, por nuk duhet të jetë arsyetim”, ka thënë sulmuesi i Herthas, Dodi Lukebakio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here