Home Ekonomi Bie vlera e valutave në vendet në zhvillim

Bie vlera e valutave në vendet në zhvillim

600
0
SHARE

Fillimisht ishte Argjentina, e pasuar nga Turqia. Tani, investitorët dhe formuluesit e politikave janë duke ndjekur me shqetësim rënien e vlerës së monedhave të një numri vendesh me ekonomi në zhvillim, shumica e të cilave kanë borxhe të mëdha në dollarë.

Zhvlerësimi i madh i monedhave ka shkaktuar frikë për një përsëritje të krizës së tregjeve financiare aziatike të vitit 1997, apo të asaj të Meksikës në vitin 1994, të njohur si “efekti Tequila”.

Në muajin gusht, pesoja argjentinase ra me 29 për qind ndaj dollarit amerikan, e pasuar nga rënia e lirës turke me 25 për qind. Randi i Afrikës së Jugut ra 10 për qind. Rupia indoneziane ra në nivelin më të ulët që nga viti 1997, kur ndodhi kriza financiare azatike, ndërsa monedha indiane ra në nivel të paparë ndonjëherë kundrejt dollarit.

Edhe në ditët e para të shtatorit, nuk ka patur ndonjë rritje të monedhave të këtyre vendeve.

Lira turke gjatë këtij viti ka rënë 40 për qind kundrejt dollarit amerikan duke shkaktuar alarm për qëndrueshmërinë e borxheve masive në dollarë, që ka vendi- nuk flitet vetëm për borxhin qeveritar, por kryesisht për borxhet që kanë bankat dhe bizneset.

Tregu i shkëmbimeve valutore është i trazuar dhe tregtuesit e askioneve janë duke ndjekur me shqetësim, nëse listës së vendeve të përfshirë nga kriza do t’i shtohen edhe të tjera, që mund të jetë një tregues i përhapjes së epidemisë. Në Afrikë ka disa vende me gjendje të brishtë ekonomike, si Angola, Gana, Etiopia dhe Mozambiku. Dhe në skenarin më të keq, analistët financiarë thonë se listës mund t’i shtohen edhe vende me ekonomi më të zhvilluar, si Kili, Polonia dhe Hungaria, të cilat po ashtu kanë borxhe valutore, të barasvlershme me 50 për qind të prodhimit të tyre të përgjithshëm.

Borxhet e korporatave në vendet me ekonomi të mëdha në zhvillim janë shtuar së tepërmi, krahasuar me borxhet gjatë krizës financiare botërore të vitit 2008. Sa më i madh të jetë borxhi, aq më e madhe është rënia e vlerës së monedhës. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here