Home Shëndetësi Birra e rrit numrin e spermatozoideve

Birra e rrit numrin e spermatozoideve

1225
0
SHARE

Birra ju relakson, ka shije të mirë dhe mund t’jua ulë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

Por gjithashtu birra është e mbushur me shumë kalori dhe kontribuon që të shtoni peshë, prandaj nuk është çudi të befasoheni nga përfitimet supozuara shëndetësore të birrës

Veç kësaj, së fundmi njerëzit janë shokuar edhe nga një hulumtim i ri…

Sipas një studimi të ri, meshkujt që duan të bëhen baballarë mund të përfitojnë nga javët e shpenzuara duke pirë birra sepse birra e rritë numrin e spermatozoideve.

Për këtë studim, hulumtuesit italianë i kanë anketuar 323 meshkuj për shprehitë e tyre të konsumimit të alkoolit dhe kanë zbuluar se ata që konsumojnë në sosi të moderuar kanë një numër dukshëm më të mirë të spermatozoideve sesa ata që pinë shumë ose nuk pinë fare.

Por, përse konsumuesit e alkoolit e gëzojnë një numër më të mirë të spermatozoideve?

Hulumtuesit kanë zbuluar se antioksiduesit e rrushit që gjende në verë dhe xanthohumoli – përbërës që gjendet në birra – faktikisht mund t’i mbrojë qelizat nga dëmet e ndryshme dhe ta përmirësojë kualitetin e spermës.

“Ne kemi zbuluar se meshkujt që konsumojnë birra në sasi të moderuar kanë vëllim më të madh të spermës dhe numër më të madh të spermatozoideve sesa ata që nuk pinë fare ose e teprojnë me alkool”, ka thënë Dr. Elena Ricci, autorja e këtij hulumtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here