Home » Lajme » Bora vështirëson kalimin në disa rrugë

Bora vështirëson kalimin në disa rrugë

Policia e Kosovës bënë të ditur se të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale vazhdojnë të jenë të kalueshme, por me vështërsi, përveç rrugës te pika kufitare, mes Kosovës dhe Malit të Zi, e cila aktualisht është e bllokuar për kalim. Policia thekson, gjithashtu se gjendje më e rënd për kalim, paraqitet në rrugët, të cilat shpijnë për Glluboqicë, Dheu i Bardhë, Muqibabe, Prevallë dhe Brezovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu ka thënë nëpërmjet telefonit për Kosovapress se në përjashtim të rrugës, Pejë-Kullë-Rozhajë, e cila është bllokuar, të gjitha rrugët tjera, qoftë ato magjistrale apo rajonale, vazhdojnë të jenë të kalueshme, për qarkullim, mirëpo me vështirësi.”Rrugët magjistrale dhe rajonale, janë të kalueshme, mirëpo ka vështirësi.

Rruga, Pejë-Rozhajë është e bllokuar, për shkak se në pjesën malazeze ka shumë borë. Rrugët tjera që kanë vështirësi janë vendkalimet kufitare që qojnë për, Glluboqicë, Dheu i Bardhë, Muçibabë, pastaj rrugët që shpien për Prevallë dhe Brezovicë, janë rrugët që kanë vështirësi për kalim.

Gjithashtu raportohet se ka vështirësi edhe në disa rrugë lokale”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu.Ai thotë se edhe për kundër gjendjes së rrugëve, dhe të reshurave të borës, deri më tani nuk raportohet të ketë ndodhur ndonjë aksident./r.r/

Leave a Reply

total

  • 39879
Copyright © 2011 · Radio Rinia Gjilan – www.radiorinia.com™ · All Rights Reserved · Posts · Comments
Designed by Vizioni.eu · Powered by Domain Term Registers