Home Ekonomi Bosnja planifikon ndërtimin e ‘2500 megavatëve’ nga linjiti dhe qymyri

Bosnja planifikon ndërtimin e ‘2500 megavatëve’ nga linjiti dhe qymyri

251
0
SHARE

Përkundër presionit të madh nga Bashkimi Evropian dhe Sekretariati i Traktatit të Energjisë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtrishme, vendet në rajon po vazhdojnë paralajmërimin e termocentraleve.

Më shumë se gjysma e kapacitetit të instaluar gjenerues të energjisë elektrike në Bosnje dhe Hercegovinë përbëhet nga hidrocentralet deri sa dy të tretat të energjisë elektrike vendi e prodhon nga termocentralet me linjit dhe qymyr, duke qenë se burimet nga hidrocentralet nuk janë të qëndrueshme, raporton Bankwatch.

Megjithë praninë e burimeve të pashfrytëzuara të energjisë në vend, Bosnja mbetet shumë e varur nga importi i burimeve të energjisë, veçanërisht gazit dhe naftës. Vendi me rezerva të mëdha të ujit, planifikon termocentrale të bazuara në linjit dhe qymyr me kapacitet prej rreth 2500 megavatëve.

Njësia 7 në termocentralin ekzistues në Tuzëll me kapacitet prej 450 megavatësh, termocentrali i ri në Banovici me kapacitet prej 350 megavatësh, në Ugljevik me kapacitet prej 600 megavatësh, në Gacko me kapacitet prej 350 megavatësh, në Kakanj me kapacitet prej 300 megavatësh dhe në Kamengrad me kapacitet prej 430 megavatësh, janë projektet e paralajmëruara nga Bosna në fushën e prodhimit të energjisë nga qymyri dhe linjiti, deri sa një numër projektesh në lokacione tjera brenda vendit janë përmendur kohë pas kohe.

Për ndërtimin e termocentralit në Tuzëll, Bosnja tani më ka nënshkruar marrëveshje financiare me Bankën EXIM nga Kina deri sa të njëjtit kanë treguar interesim edhe për financimin e Banovici, Gacko II dhe Kamengrad.

Termocentrale të reja të bazuara në linjit janë paralajmëruar edhe në vende tjera të rajonit. Mediat kanë raportuar se Serbia planifikon ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike nga qymyri me kapacitet prej 2550 megavatësh. Me këtë Serbia synon pozitën e liderit energjetik në rajon.

Pak kohë më parë, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Amerikane për ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet prej 400 megavatësh. Sipas njoftimeve, Kosova e Re pritet të pavarësoj sektorin e energjisë në vend duke ndikuar në zvogëlimin e sasisë së energjisë elektrike të importuar nga vende të ndryshme, përfshirë edhe atë nga Serbia dhe Bosnja. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here