Home Ekonomi BQE planifikon paketë stimuluese për luftimin e rënies ekonomike

BQE planifikon paketë stimuluese për luftimin e rënies ekonomike

73
0
SHARE

litikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane janë të shqetësuar se rritja ekonomike është edhe më e dobët nga çfarë është menduar më parë. Për këtë arsye një paketë masash mund të jetë mënyra më e mirë për të luftuar rënien ekonomike.

Me rritjen ekonomike dhe inflacionin që po ngadalësohet prej muajsh, presidenti i BQE-së, Mario Draghi, ka premtuar më shumë stimuj në muajin shtator dhe një rrjedhje e të dhënave ogurzeza vetëm sa e ka përforcuar variantin për nevojën e politikave lehtësuese.

Raportet treguan mundësitë që paraqiten në tavolinë për BQE përfshirë një kombinim të uljes së normave të interesit, blerjes së aseteve dhe ndryshimet në udhëzimet e normave të interesit.

Banka gjithashtu mund të ofrojë më shumë mbështetje për sektorin bankar që mund të përcillet nëpërmjet politikave lehtësuese për ekonominë reale.

“Pikëpamja trajton se opsione të ndryshme duhet të shihen si një paketë, si një kombinim instrumentesh me përpjesëtueshmëri domethënëse dhe sinergji. Eksperienca ka treguar se një paketë, siç është kombinimi i uljes së normave dhe blerja e aseteve, ishte më efektive se një sekuencë aksionesh selektive”, tha BQE, .

Normat shumë nivelëshe të depozitave mund të jenë ndër masat më kontradiktore që po merren nën shqyrtim.

Disa politikbërës argumentuan se normat negative të interesit po rrisnin presionin në sektorin bankar, ndërsa të tjerë paralajmëruan për pasojat e paqëllimshme të një ndryshimi të tillë në politika.

Eurozona pati një rritje të dobët në tremujorin e dytë dhe Gjermania, që është ekonomia më e madhe e bllokut mund të ndodhet në recesion teksa lufta tregtare botërore, ngadalësimi i Kinës dhe paqartësia ndaj BREXIT-it i bllokojnë kërkesën për eksporte dhe zbehin vetëbesimin në sektorin e saj të fabrikimit.

Megjithëse ekonomia e brendshme është mbajtur relativisht mirë, tashmë ka shenja se telashet e importuara po fillojnë të ndikojnë në rritjen ekonomike me shtimin e pakët të vendeve të punës dhe rënies së vetëbesimit në sektorin e shërbimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here