Home » Lajme » Britania mbështet Kosovën në KiE

Britania mbështet Kosovën në KiE

Zgjidhja më e mirë për Kosovën për afrim me organizata ndërkombëtare ku nuk është anëtare duket të jetë hapja e konsullatave, e më kryesorja caktimi i konsujve që dinë të shfrytëzojnë praninë fizike në këto vende për të krijuar kontakte të vlefshme. Një e tillë e hapur në Nju- Jork, qytetin amerikan ku OKB e ka shtabin e saj qendror, nën udhëheqjen e Arta Ramës, për Qeverinë e Kosovës po tregohet mjaft e suksesshme.

Sipas një zyrtari të qeverisë kosovare, Rama ka arritur të zërë vend në listën e kontakteve të para në telefonin e zëvendësshefes së misionit amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rosemary Di Carlo. “Kontaktet e zonjës Rama me Di Carlon kanë tejkaluar bisedat e zakonshme dhe të rralla të delegacionit amerikan me zyrtarë të vendeve të vogla. Ka raste kur deri në dhjetë telefonata apo mesazhe telefonike i shkëmbejnë gjatë ditës”, thotë për “Zërin” ky zyrtar kosovar në kushte anonimiteti.

Një përpjekje të njëjtë qeveria, më saktë Ministria e Jashtme e Kosovës , është duke e planifikuar për Këshillin e Evropës, organizatë që merret më shumë me të drejtat e njeriut me seli në Strasburg të Francës. Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka qëndruar për vizitë dyditore në këtë qytet, mirëpo ai nuk ka pranuar të komentojë asnjë nga këto informata për “Zërin”.

Iniciativë kosovare apo britanike

Njoftimi qeveritar nga MPJ thotë se shpeshtimi i kontakteve sidomos gjatë vitit 2012 është iniciativë e kësaj ministrie, mirëpo nuk është çudi që britanikët ta kenë nxitur këtë ide. Britania e Madhe e ka radhën për kryesimin e Këshillit të Evropës deri në qershor, ndërsa ditën kur kjo gjë u zyrtarizua, ministri britanik për Evropë, David Lidington, i ka thënë “Zërit” në Strasburg se Kosova duhet të shpeshtojë kontaktet me Këshillin që të afrohet më shumë me të dhe organizata të tjera evropiane.

Leave a Reply

total

  • 39879
Copyright © 2011 · Radio Rinia Gjilan – www.radiorinia.com™ · All Rights Reserved · Posts · Comments
Designed by Vizioni.eu · Powered by Domain Term Registers