Home LAJME Buja tek Interi është kthyer brenda dhe jashtë fushës

Buja tek Interi është kthyer brenda dhe jashtë fushës

181
0
SHARE

Dallimi mes dy skuadrave të Milanos nuk ka mundur të jetë më i theksuar – si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Klubet mbajtën takimin vjetor të aksionarëve gati njëkohësisht të hënën, por derisa Interi iu gëzua të hyrave rekorde vjetore, Milani ka raportuar humbje rekorde.

Të hyrat e Interit janë rritur për 20 për qind për dallim me stinorin e kaluar, dhe tash janë 417 milionë euro apo dyfish më tepër qëkur pronarët kinezë të “Suning Group” e morën drejtimin në qershor të vitit 2016.

Milani në vështirësi financiare, ka raportuar deficit prej 145.9 milionë eurove, që është gjendja më e keqe qëkur drejtimin e tij e mori fondi amerikan “Elliott Management”, raporton AP.

Dhe derisa Milani gjendet në mesin e tabelës, Interi është duke luftuar dhëmb për dhëmb me kampionin e tetë stinorëve të fundit, Juventusin, për kreun e tabelës.

“Përmirësimi ynë konstant brenda dhe jashtë fushës na bën shumë krenarë dhe na jep motiv shtesë”, ka thënë shefi-ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta. “Interi ka vendosur një bazë solide për rritje të klubit në fushën sportive. Zgjedhja e një prej trajnerëve më të mirë në botë, Antonio Conte, në stol dhe mentaliteti i tij fitues, forca e bashkësisë së grupit, e përbërë nga shumë lojtarë italianë, do të na mundësojnë të arrijmë objektivat tona”.

Uniteti i grupit është i lehtë të shihet. Sulmuesi Romelu Lukaku ka nxjerrë në darkë skuadrën të mërkurën dhe ka mbajtur një fjalim, duke i falënderuar bashkëlojtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here