Home LAJME ‘Burdushi’ dënohet me burg

‘Burdushi’ dënohet me burg

409
0
SHARE

Hysri Peqani, mjeku popullor i njohur si ‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim. Po ashtu Gjykata ia ka ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Sipas kësaj aktakuzës Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren.

Gjyqtari i rasti  Mehmet Ndrecaj, me rastin e shpalljes së vendimit, theksoi se nga provat dhe shkresat e lëndës është provuar fakti se i akuzuari ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Ndryshe, bastisja në shtëpinë e “Burdushit” fillimisht ishte kryer nën dyshimet fillestare për dy vepra penale, shmangie nga tatimi dhe për veprën penale të mashtrimit.

Por, pas bastisjes dhe provave të gjetura,  ndaj ”Burdushit”, tashmë Prokuroria e Prizrenit, po heton në drejtim të 4 veprave penale dhe atë , mashtrim, veprim i kundërligjshëm i veprimtarisë, shmangie nga tatimi, dhe armëmbajtje pa leje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here