Juventusi e ka refuzuar ofertën e Chelseat për Daniele Ruganin dhe Gonzalo Higuanin, e cila besohet të ketë qenë rreth 90 milionë euro.
Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka punuar më parë me të dy lojtarët, dhe gjatë kësaj vere ai kërkon që t’i ketë në skuadrën e tij të re, transmeton Gazeta Gjilani.
Juve e vlerëson Ruganin rreth 40 milionë euro, ndërsa për Hugainin i dëshiron së paku 60 milionë euro. /Radio RINIA/