Home LAJME Çka iu premtua Vuçiqit nga SHBA-ja për Kosovën, këto janë detajet

Çka iu premtua Vuçiqit nga SHBA-ja për Kosovën, këto janë detajet

41
0
SHARE

Një takim pas shumë viteve dhe nder i është bërë Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), madje për presidentin serb Aleksandar Vucic, është shtruar një drekë nga ana e sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Një darkë jo e lehtë për Vuciqin ishte dje në SHBA, pasi aty është folur për çështjen e Kosovës dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Pompeo i ka premtuar Vucicit dy gjëra, heqjen e taksës nga ana e Kosovës dhe respektimi e dëgjueshmëria i qëndrimit të Serbisë karshi çështjes së Kosovës.

Këtë madje edhe vet presidenti serb Vucic e ka pranuar se ka marrë përkrahje dhe premtim nga sekretari Pompeo gjatë takimit, gjithashtu, ai ka thënë se ka kërkuar nga SHBA’të që të përpiqen dhe të bëjnë më shumë presion mbi Kosovën për heqjen e taksës.

Çfarë ka kërkuar Pompeo nga Serbia?

Sekretari i shtetit amerikan ka kërkuar nga Vucic që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundon me njohje dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Po ashtu ai i ka bërë me dije Vucicit se Serbia nuk mund të hy në Bashkimin Evropian (BE) pa arritjen e një marrëveshje me Kosovë, pasi një arritje e një marrëveshje mes dy vendeve stabilizon rajonin dhe prosperitetin e shtetit të Serbisë.

“Dreka produktive me Presidentin serb, Aleksandar Vucic mbi Dialogun Kosovë-Serbi dhe pranimin e Serbisë në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin për Serbinë, Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin transatlantik”, ka shkruar Pompeo në Twitter.

Kujtojmë se për herë të parë shteti i Kosovës po anashkalohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke treguar edhe njëherë se raportet mes dy vendeve tashmë janë dëmtuar.

Sekretari i Shtetit të SHBA’së, Mike Pompeo, ka dhënë sinjale se tashmë të qarta në drejtim të Kosovës dhe politikanëve kosovarë, këtë e vërteton fakti se pas shumë viteve në një takim pune është ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic në New York, për t’i treguar se Kosova është pengesa për bllokimin e dialogut.

Jo vetëm Pompeo, por edhe dora e djathtë e Presidentit Donald Trump, siç njihet në Amerikë, John Bolton kishte anuluar vizitën e tij në Kosovë me 10 gusht të këtij viti, kështu duke treguar se situata me Kosovën ka dalur nga binarët.

Tashmë SHBA po tregon me vendimet e saja se problemi për bllokimin e i dialogut dhe mos arritja e një marrëveshje mes dy vendeve qëndron në Prishtinë e jo në Beograd.

Ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA’së për Evropë dhe Azi, Philip Reeker, pati zbuluar në Shkup se Kosova ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me SHBA’të duke mos dëgjuar kërkesat e saj në lidhje me dialogun me Serbinë.

Kujtojmë se asnjë nga liderët e Kosovës nuk kanë pasur ndonjë takim zyrtar me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, Mike Pompeo dhe John Bolton që nga 27 nëntori i 2018, atë kohë Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ishte takuar me Pompeo dhe Bolton në Shtëpinë e Bardhë ku edhe i kishin dhënë mesazhe të qarta Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here