Home Shëndetësi Çka të hani e çfarë të shmangni për mendje të shëndoshë

Çka të hani e çfarë të shmangni për mendje të shëndoshë

158
0
SHARE

Së fundi ekspertët britanikë kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa ushqime të cilat luajnë rol të mahnitshëm në mbrojtjen e shëndetit të trurit.

Ata kanë zbuluar se disa ushqime të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, janë gjithashtu të mira edhe për shëndetin e mendjes, transmeton Telegrafi.

Duke ngrënë një kombinim të llojeve të ndryshme të ushqimeve, njerëzit mund të presin përfitime shëndetësore në periudhë afatgjate.

Në mesin e këshillave se çfarë të përfshini në pjatën tuaj, shkencëtarët britanikë rekomandojnë që kryesisht ta kufizoni sasinë e kripës, verës, kafeinës dhe çokollatës.

Përderisa nuk ka ndonjë përbërës të vetëm magjik që e përmirëson shëndetin e trurit, ushqimet më të mira dhe më të këqija janë të përfshira më poshtë:

Inkurajohet t’i konsumoni:

  • Perimet e freskëta (në veçanti ato të gjelbrat)
  • Yndyrat e shëndetshme (sikur ato me vaj ekstra ulliri)
  • Arrat
  • Ushqimin e detit

Gjithashtu përfshini:

  • Pemët (në veçanti boronicat)
  • Produktet e bulmetit me pak yndyrë, si jogurti
  • Drithërat

USHQIMET QË DUHET KUFIZUAR

  • Ushqimet e fërguara
  • Ëmbëlsirat
  • Ushqimet e përpunuara
  • Mishin e kuq
  • Kripën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here