Home LAJME Daçiq: Derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 nuk do të ketë...

Daçiq: Derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 nuk do të ketë ushtri të Kosovës

411
0
SHARE

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Prishtina është vazhdimisht duke kërkuar alibi për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se “Kosova nuk dëshiron të hyjë në Interpol për luftimin e krimit, por për të treguar se është shtet”.

Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë për RTS, se nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri “është një përpjekje e vendeve perëndimore për t’ua bërë qejfin autoriteteve kosovare” dhe ka shtuar se derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e KS të OKB, nuk do të ketë ushtri të Kosovës.

“Rezoluta 1244 thotë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë është KFOR-i. Ajo nuk ka ndryshuar, nuk është hequr. Derisa ajo është në fuqi, nuk ka ushtri të Kosovës”, ka thënë Daçiq./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here