Home LAJME Daçiq: Limaj i papranueshëm, dialogun e udhëheqin Thaçi e Vuçiq

Daçiq: Limaj i papranueshëm, dialogun e udhëheqin Thaçi e Vuçiq

197
0
SHARE

Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për dialogun me Serbinë, ku është caktuar edhe ekipi i ri negociues, i prirë nga kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, thotë se nuk ka asnjë indikacion se formati i dialogut Kosovë-Serbi mund të ndryshohet dhe shtoi se Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet, por jo derisa të hiqet taksa për mallrat serbe.

“Nuk ka bisedime nga pozicione të reja”, ka thënë Daçiqi për Radio Televizionin e Serbisë.

Në pyetjen nëse Fatmir Limaj është i pranueshëm për negociata me Serbinë, ai tha “sigurisht së nuk është”.

“Sa i përket formatit të dialogut, ky format është i qartë: është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse vendimi për Kosovën duhet të kthehet në Kombet e Bashkuara, ai tha se dialogu do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, por se marrëveshja nuk do të ketë nëse nuk verifikohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

“Prandaj, është e rëndësishme se çfarë mendojnë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia, Kina dhe Amerika”, tha Daçiq.

Duke folur për idenë e demarkacionit të cilën ai e ka plasuar më parë, Daçiq tha se “do të ishte një lloj propozimi i drejtë, për të parë se çfarë është serbe dhe çfarë është shqiptare”.

Lidhur me letrën e presidentit amerikan Donald Trump për presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, Daçiq vuri në dukje se në letër flitet për nevojën për të arritur një kompromis.

“Një president tjeëtër amerikan ndoshta do të shkruante se Serbia duhet ta njohë Kosovën të pavarur”, tha Daçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here