Home LAJME Daka: Mbi 15 mijë zarfe të diasporës do të dërgohen në QNR

Daka: Mbi 15 mijë zarfe të diasporës do të dërgohen në QNR

54
0
SHARE

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se rreth 15 mijë e 500 zarfe me vota nga diaspora do të dërgohen të hënën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), dhe do të procedohen sipas rregullave.

Ndërsa, zarfet nga Serbia, nga të cilat dyshohet se u helmuan punonjës të KQZ-së, tashmë janë objekt i hetimeve nga policia.

Daka i bëri komentet pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të dielën në orët e mbrëmjes, lidhur me incidentin me zarfet e votave që erdhën nga Serbia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here