Home Sports Delegacioni malazez shprehet i mahnitur me zhvillimin e hovshëm të Kosovës

Delegacioni malazez shprehet i mahnitur me zhvillimin e hovshëm të Kosovës

246
0
SHARE

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë shtruar darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Malit të Zi në krye me presidentin e saj, Dejan Savicevic, si dhe për delegatin e UEFA-s për ndeshjen e nesërme kualifikuese për Euro 2020, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë kësaj darke të dyja palët kanë biseduar për rrjedhën e deritanishme të këtij cikli kualifikues për të dyja kombëtaret, si dhe për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet fqinjE.

Delegacioni malazez u shprehën të mahnitur me zhvillimin e hovshëm të Kosovës, si në aspektin e futbollit e po ashtu edhe në ndryshimin e gjërave për të mirë në infrastrukturën e kryeqytetit që nga koha e paraluftës.

Të dyja palët uruan njëra-tjetrën për lojë korrekte në ndeshjen e nesërme, derisa në fund u shkëmbyen edhe dhurata.

Ndërkohë, të hënën, në orën 11:30, presidenti i FFMZ, Dejan Savicevic, me delegacionin e tij dhe me krerët e FFK-së do të bëjnë homazhe te varri i legjendës, Fadil Vokrri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here