Dikush ka prerë mbi dhjetë trupa drunj në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, dhe këtë veprim kryetari Shpend Ahmeti e ka quajtur të turpshëm.
Sipas Ahmetit, mbrëmë janë prerë mbi 10 drunj në lagjen “Bregu i Diellit”, në kryeqytet. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të lajmërojnë rastet kur ka dëmtime në lagjet e tyre, ndërsa e ka konsideruar të turpshëm prerjen drunjve me sëpatë.
Postimi i plotë i kryetarit të Prishtinës:
Dikush i ka pre mbreme mbi 10 drunjë të njomë në B. të Diellit me sëpatë. Nuk mundem assesi me kuptu pse dikush e bën këtë. Marre!
Lus qytetarët ta thërrasin menjëherë policinë kur vërejnë diçka të tillë ose komunën në 080012233