Home LAJME Dita Botërore e Emigrantëve

Dita Botërore e Emigrantëve

306
0
SHARE

18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, e vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më 4 dhjetor të vitit 2000 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë botën.

Ndërkaq, vite më parë, më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të shënojnë Ditën botërore të emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here