Home LAJME Dita Botërore kundër HIV/AIDS

Dita Botërore kundër HIV/AIDS

157
0
SHARE

1 dhjetori është vendosur në vitin 1988, si Ditë Botërore kundër HIV/AID (Sidës), si rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.

Ky është gjithashtu një rast që bota të vlerësojë përpjekjet e tanishme për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, i cili shkakton Sidën dhe për t’u riangazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

HIV vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme globale për shëndetin publik, duke marrë më shumë se 35 milionë jetë deri më tani.

Numri i të infektuarve me HIV në botë është rreth 36.9 milionë, prej tyre të rritur 35 milionë (femra 18.2 milionë, kurse meshkuj 16.8 milionë). Rreth 1.8 milionë janë fëmijët nën moshën 15 vjeçare. Të vdekur 1 milion fëmijë. Çdo minutë me HIV infektohet nga një fëmijë. Rreth 54% e të rriturve dhe 43% e fëmijëve që jetojnë me HIV aktualisht marrin terapinë antiretrovirale.

Në Kosovë numri i të infektuarve me HIV deri më tani është 119 raste, ndërsa numri i të vdekurve është 47.

Gjatë vitit 2018 janë raportuar 5 raste të reja, prej tyre 4 janë me HIV dhe një rast ka vdekur si pasojë e AIDS-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here