Amerikanët kanë dërguar javë më parë një dokument kornizë në Beograd, të përgatitur nga Instituti Lindje – Perëndim, i cili dokumnet, sipas gazetës më të pavarur në Serbi, Danas, e thotë qartë se dialogu i Brukselit duhet të sjellë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
Danas tutje shkruan se, kryeministrja Ana Brnabic ishte mysafire e këtij instituti amerikan me ndikim, Institutit Lindje-Perëndim, që përgatiti dokumentin për çështjen e Kosovës e cila muajin e kaluar iu prezantua Beogradit.
Në Dokumentin “Koha për veprim në Ballkanin Perëndimor – rekomandimet për diplomacinë amerikane” shkruan se SHBA’të duhet të inkurajojnë Bashkimin Europian të rinis dialogun e Kosovës me Serbinë në mënyrë që “të ndalet rrëshiqitja e ngadalshme në një koflikt të ngrirë”.
Ndërsa, anëtarësimi në NATO sipas këtij dokumenti, do të duhej të mbetej opsion për Serbinë, por se pritshmëritë e SHBA’ve duhet të jenë të ulëta për shkak të të së kaluarës së operacioneve të NATO’s në regjion, si dhe për shkak të kundërshtimit me gjasë të ashpër rus.
Në anën tjetër, në Kosovë pozita dhe opozita nuk po arrijnë të gjejnë konsensusin për unitet në këtë fazë të re të dialogut me Serbinë, që pritet të mbyll një çështje të hapur prej një shekulli mes popullit serb dhe shqiptarë.