Bekim Isufi nuk është më trajneri i Dritës, pasi në katër ndeshje, ai mori tri humbje.
Trajneri që e shpalli Dritën kampion ishte në siklet javët e fundit, pasi pas ndeshjes me Lirinë, kishte debatuar me gazetar, çka e kishte vazhduar edhe pas ndeshjes me Llapin.
Ai e konfirmoi dorëheqjen pas ndeshjes me Llapin, ku pësoi humbje me rezultat 2-1.
Cfarë është e vërteta Drita ka filluar të kërkojë trajner edhe më herët, ndërsa kishte kontaktuar Zekerija Ramadanin i cili pastaj nënshkroi me Feronikelin.
Kryesia e klubit dhe drejtori sportiv, Fisnik Kërçeli, tashmë është vënë në aksion për ta marr trajnerin e ri.
Duke parë që shumica e trajnerëve të njohur kosovarë janë të zënë, atëherë fokusi do të jetë në Shqipëri.
Shpëtim Duro, shihet si emri më i mundshëm që ta marr drejtimin e Dritës./RadioRINIA/