Home Magazina Dua Lipa ndjen ftohtë në New York, Anwar Hadid i huazoi pallton...

Dua Lipa ndjen ftohtë në New York, Anwar Hadid i huazoi pallton e tij ndërsa shkuan së bashku në ditëlindjen e Bellas

267
0
SHARE

Anwar Hadid po e shijon në maksimum lidhjen e tij me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Modeli 20 vjeçar dhe e dashura e tij, Dua Lipa, 24 vjeçe, shijuan së bashku një ditë jashtë në New York, kur temperaturat e ftohta të vjeshtës, ndikuan te këngëtarja shqiptare.

Kështu me një stil prej zotëriu, Anwar i huazoi Duas pallton e tij, që e mbante veshur, shkruan DailyMail.

Dua nuk mund ta fshijë atë buzëqeshje nga fytyra, ndërsa mbështillej ngrohtë me pallton e të dashurit të saj.

Këngëtarja dukej tejet e lezetshme, ndërsa qëndronte në krahët e Anwarit.

Modeli Hadid ndërkohë kishte veshur një xhup të zi, të kombinuar me pantallona ngjyrë kadifeje.

Dua është parë më herët e veshur me një palë xhinse të gjera dhe një xhaketë blu të prerë.

Sidoqoftë duket se veshja nuk ishte e mjaftueshme për tu mbrojtur nga elementët e natyrës.

Çifti atë ditë ishin duke festuar ditëlindjen e motrës së Anwarit, modeles Bella Hadid së bashku me nënën e tyre, Yolanda Hadid dhe motrën tjetër, Gigi.

Familja e bashkuar është vetëm një tregues i faktit se sa serioz janë bërë çifti Dua dhe Anwar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here