Home LAJME Dyshimet për varrezë masive, policia bllokon parkingun e Fakultetit të Arteve

Dyshimet për varrezë masive, policia bllokon parkingun e Fakultetit të Arteve

228
0
SHARE

Policia e Kosovës para pak minutash ka bllokuar parkingun e Fakultetit të Arteve ku po dyshohet se gjendet një varrezë masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Për shkak të dyshimit për varrezë masive, në njërën pjesë të kampusit të Universitetit të Prishtinës, do të fillojnë gërmimet e reja.

Gërmimet janë me urdhëresë të prokurores Drita Hajdari në një lokacion afër vendit ku ka pasur gërmime edhe para 2- 3 viteve.

Lidhur me këtë çështje ditë më parë ka folur Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, që shtoi se dëshmitarët kanë treguar se atë pjesë ka pasur lëvizje me ekskavatorë kryesisht natën në kohën e luftës, raporton Express.

“Puna jonë shpesh lidhet me kushtet atmosferike dhe shpesh mund të ndodh që lëvizet plani për një ditë, dy apo një javë, mirëpo ne jemi duke punuar në terren dhe në disa fronte. Sot, kemi bërë planifikimin dhe zbatimin e urdhëresës së prokurores Drita Hajdari dhe të martën do të dalim në territorin e Universitetit të Prishtinës, tek Kisha Ortodokse për shkak të disa rrethanave të dëshmitarëve të një vendi ku e kemi gërmuar më herët, por thuhet që është një vend tjetër dhe të njëjtin do ta kontrollojmë të martën në orën 09:00 në Universitetin e Prishtinës”, tha Gërxhaliu.

Në 2016-ën, gjatë gërmimeve në tri lokacione të ndryshme në kampusin universitar të UP-së Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte njoftuar se nuk është gjetur as varrezë masive, as ndonjë mbetje mortore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here