Home LAJME Dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lirohen nga aktakuza

Dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lirohen nga aktakuza

218
0
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve E.Q, A.M dhe R.GJ, të cilët janë liruar nga akuza për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata nëpërmjet një komunikate thotë se ka konstatuar se pas procedimit të provave materiale dhe dëgjimit të dëshmitarëve nuk është gjetur se të akuzuarit të kenë kryer veprën penale për të cilën ishin ngarkuar nga Prokuroria.

“Të akuzuarit E.Q, A.M dhe R.GJ janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here