Home LAJME E lidhin dhe i marrin 100 mijë franga, dyshohen dy shqiptarë

E lidhin dhe i marrin 100 mijë franga, dyshohen dy shqiptarë

94
0
SHARE

Një vjedhje me dhunë ka ndodhur në orët e vona të natës së të dielës në një qytet të Zvicrës, teksa grabitësit dyshohet të kenë qenë dy shqiptarë.

Të paktën ky është raportimi që i bëjnë ngjarjes media dhe policia, referuar po ashtu personit që u bë viktimë e dhunës së dy grabitësve.

Burri nga Zvicra sapo kishte hyrë në banesë në momentin kur e kanë kapur dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Ata e kanë futur në banesë zvicerianin dhe e kanë lidhur. Më tutje i kanë marrë nga kasaforta një sasi prej 100 mijë frangash dhe janë zhdukur me shpejtësi. Burri ka arritur të çlirohej disa minuta më pas dhe ka njoftuar policinë.

“Autorët ishin veshur me të zeza dhe kishin folur me njëri-tjetrin shqip”, njoftoi policia kantonale Schwyz, cituar nga mediat vendase./RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here