Home LAJME E tërë bota po flet për shikimin e “errët” të aktivistes suedeze,...

E tërë bota po flet për shikimin e “errët” të aktivistes suedeze, iu afrua Trumpit dhe e vështroi me nervozizëm

36
0
SHARE

Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka fituar vëmendjen e gjithë botës derisa mbajti fjalim për ndryshim klimatike, kurse një video e publikuar ku shfaqej e “nervozuar” derisa vështronte presidentin amerikan Donald Trump, është virale në internet.

Suedezja ishte afër presidentit Trump të cilit i “dhuroi një shikim të errët”, por presidenti ishte ai që nuk e shikoi fare derisa po bëhej gati për konferencë për media.

Megjithatë ishin kameramanët që kanë këtë moment ku shihet se si Thunberg i dhuron një “shikim të errët”, e kjo video ka nxitur një lum komentesh, ku shumica prej tyre pretendonin se në fytyrën e vajzës vërehej nervozizëm, kjo për faktin që qëndrimet e Trumpit për ndryshimet klimatike nuk janë në një linjë me pikëpamjet e saj.

“Nëse fotografia vlen sa njëmijë fjalë, atëherë kjo video vlen sa 100 mijë. Të gjithë ne jemi Greta Thunberg”, ishin disa nga komentet e publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Thunberg gjatë muajit të kaluar, pati deklaruar se Trump “me sa duket nuk e dëgjon shkencën kur bën vlerësime për ngrohjen globale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here