Home Lifestyle Edhe gjashtë ditë larg nga publikimi i këngës së re, Dua Lipa...

Edhe gjashtë ditë larg nga publikimi i këngës së re, Dua Lipa vazhdon ta paralajmërojë me poza provokuese

86
0
SHARE

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë albumin e saj më të ri.

“Don’t start now” titullohet kënga e saj e re, e cila do të publikohet më 1 nëntor.

Teksa ditë më parë ka publikuar trailerin e klipit, këngëtarja shqiptare ka treguar se videoja e re muzikore do të përmbajë skena mjaft provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar edhe disa fotografi tjera në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive.

Në imazhin e fundit, Dua erdhi me një pozë nga mrapa, duke vënë në pah të pasmet e saj, teksa shkruante “Edhe gjashtë ditë kanë mbetur”.

Me ndryshimin e saj të ri në bionde, Lipa po duket edhe më e bukur dhe tërheqëse, teksa miliona fansa që e ndjekin në rrjetet sociale, nuk po i kursejnë komentet për të.

Albumi i saj i parë u shpall më i suksesshmi i një femre në historinë e Spotify, me çka ka ngjallur interesim të madh te fansat për albumin e saj të dytë në ardhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here